Mustafa: Rasti i abuzimit të të miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë - Bota Sot
Mustafa: Rasti i abuzimit të të miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë

Kosova

Mustafa: Rasti i abuzimit të të miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Ekrem Mustafa

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, sot është përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane, për herë të parë.

I pyetur për rastin e vajzës nga Drenasi, ku një hetues policor po hetohet nën dyshimin se ka kryer abuzim seksual, ministri tha se e ka pranuar me shqetësim lajmin.

"Kam ftuar në takim të gjithë akterët, kemi kërkuar që procesi i hetimit të fillojë që në ditën e parë. Kam kërkuar të merren masa. Nuk besoj që qytetarët e Kosovës do ta humbim besimin në institucionin e policisë, por rasti në fjalë ndikon në kredibilitetin e policisë", tha Mustafa.

Ai ka kërkuar të hetohet procedura e hetuesisë deri te momenti i tërheqjes së aktakuzës, por edhe i procesi i tërheqjes së saj.

“Të hetohet rasti i policit që është përfshirë në këtë aktakuzë. Nuk do të thotë se do përfundojë zinxhiri i  hetimeve aty ku ka mbetur”, tha ministri Mustafa.

Deputeti nga radhët e NISMA Socialdemokrate Milaim Zeka tha se komisioni sot do duhej të mbahej pa prezencën e mediave, meqë sipas tij, kur janë mediat këtu bëhet më shumë spektakël.

Ai tha se i vjen turp që është deputet i Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, askund nuk ka dëgjuar të mblidhet një parlament në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e abuzimit të të miturës.

"Me atë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi ia ka qit faqen e zeze Kosovës, dhe policisë. Kemi mund të thërrasim seancë për të bërë debat për disa hetues", tha deputeti Zeka, duke shtuar se është momenti të hapet vetingu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...