Program trajnimi për 50 mësimdhënës nga  Komuna e  Vitisë - të akredituar nga MASHT për Zhvillim Profesional dhe Licencim - Bota Sot
Program trajnimi për 50 mësimdhënës nga  Komuna e  Vitisë - të akredituar nga MASHT për Zhvillim Profesional dhe Licencim

Kosova

Program trajnimi për 50 mësimdhënës nga  Komuna e  Vitisë - të akredituar nga MASHT për Zhvillim Profesional dhe Licencim

Nga: Aziz Zuka Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Pamje nga nenshkrimi I Marvesshjesse mirekuptimit ne mes te kryetarit Haliti dhe perfaqesueses se AAC Liri Sylaj-Kadriu

Është zyrtarizuar sot, Marrëveshja e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe “American Advising Center” (AAC), themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Kosovë, që parasheh programin e trajnimit për Mësimdhënësit e Komunës së Vitisë - të akredituar nga MASHT për Zhvillim Profesional dhe Licencim.

Në bazë të kësaj marrëveshje, AAC do të ofrojë trajnimin e lartpërmendur për zhvillimin profesional dhe licencimin e 50 mësimdhënësve të Komunës së Vitisë - të ndarë në dy - 2 - grupe. Trajnimi "Këshillimi për studime në SHBA dhe bursa" është program trajnues plotësues për mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta, gjimnazeve dhe shkollave profesionale.

 Qëllimi kryesor i trajnimit është që të aftësojë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës në ofrimin e informatave dhe përgatitjeve të nxënësve për studime në SHBA /ose botë, me bursa. Marrëveshja e Mirëkuptimit është bërë mes kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe Liri Sylaj Kadriu nga American Advising Center (AAC).

Pas përfundimit të trajnimit "Këshillimi për studime në SHBA dhe bursa", mësimdhënësit do të aftësohen për këshillim të nxënësve të shkollës apo komunitetit rreth mundësive për studime në SHBA, ndihmë nxënësve në procesin e konkurrimit për studime dhe bursa në SHBA, përgatitje të nxënësve për testet standardizuese TOEFL dhe SAT, krijimin e një strukture për mësimdhënien, në shkollë e komunitet, që nxit të menduarit , për të shërbyer si burim përvoje dhe njohurish për mësimdhënësit, drejtorët, prindërit dhe nxënësit e tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...