BIK merr përsipër mjekimin e Taunita Hoxhës

Kosova

BIK merr përsipër mjekimin e Taunita Hoxhës

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila ishte aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Dërgimi i saj u bë me aeroplan të veçantë dhe ajo do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.

Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë Tuanita Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat