Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër

Kosova

Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:30
Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër dhe pasnesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat