Dy kryeprokurorë pritet të lirohen nga detyra

Kosova

Dy kryeprokurorë pritet të lirohen nga detyra

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Imer Beka dhe Reshat Millaku

Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj nga koha kur kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka do të lirohen nga detyrat e tyre.

Arbresh ka mësuar se i pari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka pritet që deri në muajin qershor të përfundoj mandatin e tij në krye të kësaj prokurorie. Kjo pasi Beka pritet të dal në pension.

Zyrtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë konfirmuar” lajmin për pensionimin e Bekës.

Sipas zëdhënësit të KPK-së, Bedri Gashi ky këshill pritet të zhvillojë procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, do të dalë në pension, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke u bazuar ne kompetencat ligjore, me kohë do të zhvillojë procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri në Prokurorinë Themelore të Prishtinës”, është shprehur Gashi.

Por, përveç kreut të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, KPK ka bërë të ditur se edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku do të dal në pension.

Sipas Gashit KPK do të zhvilloj procedurë edhe për zgjedhjen e të parit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Po ashtu, edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale pritet të dalë në pension, gjithashtu, Këshilli Prokurorial në mbështetje të kompetencave ligjore, me kohë do t’i zhvillojë procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të PSRK-së”, ka thënë ai.

Gashi ka tha se vitit 2019, përveç dy kryeprokurorëve, do të pensionohen edhe dy prokurorë.

Ndryshe, në shtator të vitit 2016 Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte emëruar prokurorin Reshat Millakun kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndërsa, kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka ishte emëruar në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2016. Beka kishte arritur të rizgjidhej në pozitën e të parit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për dy mandate rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat