Instituti Demokratik i Kosovës: Kamenica komuna e shtatë më transparente në kuadër të komunave

Kosova

Instituti Demokratik i Kosovës: Kamenica komuna e shtatë më transparente në kuadër të komunave

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:21
Qendron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook bënë të ditur se komuna ku udhëheq ai është një ndër komunat më transparente në kuadër të komunave të zgjedhura për transparometër.

Ai shkruan se, “do të sigurohemi që të përmirësojmë pikat ku nuk kemi arritur rezultate të mira”.

Postimi i plotë:

Sipas matjeve të bëra nga Instituti Demokratik i Kosovës, Kamenica është komuna e shtatë më transparente në kuadër të komunave të zgjedhura për transparometër.

Jemi duke punuar vazhdimisht që të plotësohen e përditësohen të gjitha të dhënat dhe ju siguroj që puna e kësaj qeverisje do të jetë transparente në raport me qytetarët.

Do të sigurohemi që të përmirësojmë pikat ku nuk kemi arritur rezultate të mira.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat