LDK ngushëllon familjen e akademik Idriz Ajetit

Kosova

LDK ngushëllon familjen e akademik Idriz Ajetit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:27
Idriz Ajeti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Ajeti, me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, duke thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, LDK-në, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë shoqërinë tonë.

“Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të madh në jetën shkencore, politike dhe kulturore në vendin tonë. Kosova ka humbur intelektualin dhe veprimtarin i cili jetën e tij ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndryshe, akademik Idriz Ajeti ndërroi jetë sot në moshën 102-vjeçare. Varrimi i tij bëhet në ora 15.30 në varrezat e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat