ASHAK: Idriz Ajeti ishte doajen i dijes albanistike

Kosova

ASHAK: Idriz Ajeti ishte doajen i dijes albanistike

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:51

(E plotësuar) - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur një mbledhje komemorative dhe homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Idriz Ajeti.

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci, tha se janë krenarë që akademik Ajetin e patën koleg, mik dhe udhëheqës për një kohë të gjatë.

"Asnjëherë në asnjë periudhe akademik Ajeti nuk e ka lëshuar rrugën e drejtësisë kombëtare dhe intelektuale, dhe e kemi pasur gjithmonë në përkrahje", ka thënë ai.

Ndërsa, akademik Rexhep Ismaili foli për jetën dhe veprën e Idriz Ajetit, duke thënë se ai ishte një doajen i dijes albanistike.

"Si dijetar ai tërë jetën luftoi për popullin e vet dhe këtë veprimtari i kishte të vetat  dinjtetin dhe ngrohtësinë", tha ai.

Akademik Idriz Ajeti ndërroi sot jetë në moshën 102-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Prishtinës.

***

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës mbanë mbledhje komemorative për akademik Idriz Ajetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat