Shërbimi Korrektues kërkon ngritje të koeficientit, ministri Tahiri i përkrah kërkesat e tyre - Bota Sot
Shërbimi Korrektues kërkon ngritje të koeficientit, ministri Tahiri i përkrah kërkesat e tyre

Kosova

Shërbimi Korrektues kërkon ngritje të koeficientit, ministri Tahiri i përkrah kërkesat e tyre

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 11:58
Shërbimi Korrektues

(E plotësuar) - Oficerët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre me projektligjin e pagave. Me këtë rast ata kanë kërkuar që presidenti Hashim Thaçi të mos e nënshkruaj ligjin e pagave, deri sa koeficienti i tyre të ngritët nga 1.85 në 2.2. Ndërsa, pas protestës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i takoi gjithë protestuesit duke iu premtuar se gjitha kërkesat do të realizohen brenda një periudhe nëntë mujore.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj tha se ata janë anashkaluar vazhdimisht në krahasim me institucionet tjera të sigurisë dhe se janë viktimë e njerëzve, siç i cilëson ai të paditur.

Me tone të ashpra, Sadikaj ka kritikuar të gjithë ata nuk janë angazhuar që Shërbimi Korrektues të ketë një trajtim më të mirë. Ndërsa, e cilësoi se ligji për paga është diskriminues dhe i bëri thirrje presidentit që të mos e dekretoi atë deri sa të plotësohen gjitha kërkesat e tyre, përfshi edhe rrezikshmërinë e punës së  tyre.

Sadikaj: President mos e nënshkruaj ligjin për paga

“Na detyruan ata të cilët na injoruan, ata të cilët na harruan emrin e Shërbimit Korrektues i cili nuk figuron fare në ligjin për paga. Turpi qoftë mbi ata të cilët nuk e kryen punën e vet me kohë me qëllim apo pa qëllim ata e dinë. Jemi viktimë e njerëzve të paditur nga ata që janë të ulur në kolltuqe dhe fare nuk japin përgjegjësi askujt për mos punën e tyre... stafi nuk pajtohet me koeficientin 1.85, kërkon koeficient 2.2 si pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sikur që na keni premtuar. Stafi është i indinjuar për mos mbajtjen e premtimit për ne, ashtu siç keni deklaruar para mediave ju zotëri ministër. Nën tre rrezikshmëria të jetë 40 për qind për të gjithë pa dallim. Nën katër stafi mbështetës dhe civil janë të mllefosur për faktin se nuk janë të njoftuar për koeficient në pozitat e tyre dhe ata kërkojnë për rrezikshmërinë 40 për qind. Nën pesë, president mos e nënshkruaj ligjin për paga, këtë e kërkojnë 1700 punëtorët e Shërbimit Korrektues”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i kësaj sindikate, Frashër Raci tha se koeficienti është shumë diskriminues për stafin e burgjeve dhe për këtë arsye kërkoi që të gjithë shërbimi korrektues të trajtohet në mënyrë të barabartë me institucionet e tjera të sigurisë.

Ai i bëri të ditur gjitha kërkesat se oficerëve korrektues dhe tha se rrezikshmëria e punës së tyre është shumë e lartë dhe për këtë arsye duhet paguar.

Raci: Shtojca prej 40 për qind të aplikohet për oficerët korrektues

“Rritja e koeficientit, oficerët korrektues, kadetët, viti i parë i punësimit koeficienti 1.90. Oficerët korrektues nga 1 deri në 5 vite përvojë pune, 2.0. Oficerë korrektues me përvojë pune mbi 5 vite koeficienti 2.2. Mbikëqyrësi koeficientin 2.45, mbikëqyrësi i lartë koeficientin 2.7. Udhëheqësi i pavijonit koeficientin 3.0. Shtojca prej 40 për qind të aplikohet për oficerët korrektues, stafin civil dhe mbështetës”, u shpreh nën kryetari i Sindikatës, Raci.

Pas protestës kryetari i sindikatës së bashkë me disa përfaqësues u thirrën në takim nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri.

Kurse pas takimit ministri Tahiri deklaroi se gjitha kërkesat e Shërbimit Korrektues janë të drejta dhe se ai do të angazhohet që gjitha kërkesat e tyre të realizohen brenda nëntë mujorit të ardhshëm.

Sipas  tij, ata kanë bërë një grup punues dhe për secilin sektor do të bëhen i gjithë klasifikimi i vendeve të punës.

Tahiri mes tjerash tha se dhe kërkesa e tij ka qenë që paga të rritet 40 përqind në mënyrë që të barazohen me Policinë e Kosovës.

Tahiri: Kërkesa ime ka qenë që paga juaj të rritet për 40 përqind

“Në kuadër të kësaj hapësire sa na lejon ligji të ngritën koeficientet, të jenë të barabartë me policinë e Kosovës. Nëse do të implementohej ligji pas 1 muaji, do të ishte problem realisht. Unë mendoj që kemi kohë të mjaftueshme jam 100 përqind në përkrahje të kërkesave të juaja, kam pas angazhim të mjaftueshëm  për me i realizuar kërkesat e juaja dhe gjatë kësaj periudhe të jeni të bindur që do t’iu mbaj të informuar nga afër se çka do të ndodhë , a do të arrijmë në 100 për qind kërkesën  me implementuar kërkesën e juaj që e ka përkrahjen time. Pra kërkesa ime ka qenë që paga juaj të rritet për 40 përqind që do të mbërrinte policinë dhe na kanë lejuar 25 për qind. Koeficientin ka lanë me 1.85, mirëpo të filloj me 2”, tha ministri Tahiri.

Image

Kurse, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj pas takimit me Tahirin, tha se edhe pse nuk e kanë arritur qëllimin që të bëhet ashtu siç kanë menduar, kanë marrë premtime nga ministri se që brenda afatit nëntë mujor të punojnë së bashku që të gjendet një zgjidhje.

Sadikaj: Nuk e kemi arritur qëllimin të bëhet ashtu siç kemi menduar

“Nuk e kemi arritur qëllimin të bëhet ashtu siç kemi menduar, premtimet e ministrit i  dëgjuam, ka kohë dhe nëntë muaj sipas ministrit të punojmë së bashku, Sindikata, ministria jonë, ministri së bashku me ta. Ka me u angazhuar sipas tij, ndoshta do të mbërrij aty ku është synimi ynë. Kërkojmë nga ministri që të jetë më i angazhuar”, deklaroi ai.

Pakënaqësitë me ligjin e pagave ka bërë që disa institucione publike të kërkojnë nga presidenti Hashim Thaçi të mos e dekretoi ligjin, pasi siç po konsiderojnë se po iu bëhet e padrejtë dhe për këto arsye po kërkojnë ngritje të koeficienteve.

Image

Shërbimi Korrektues kërkon paga të njëjta me Policinë

Pakënaqësitë me projektligjin e pagave ka bërë që oficerët e Shërbimit Korrektues të gjitha burgjeve të Kosovës të protestojnë para Qeverisë ku kanë kërkuar ngritje të koeficientit nga 1.85 në 2.2.

Me pankarta “Ndal diskriminimin ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës” dhe “Kërkojmë koeficient të njëjtë me Policinë e Kosovës”, oficerët ju kanë bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi të mos e nënshkruajë ligjin për paga.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj, ka thënë se ata janë anashkaluar vazhdimisht dhe se janë viktimë e njerëzve, siç i cilëson ai të paditur.

Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri që të kthejë vëmendjen  kah Shërbimi Korrektues, pasi dhe ata meritojnë trajtim më të mirë dhe jo të lobojë vetëm për gjykatësit dhe prokurorët.

Ndërsa, nënkryetari i kësaj sindikate, Frashër Raci i paraqiti disa kërkesa të tyre që janë rritja e koeficentit dhe pagesa e rrezikshmërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...