Ministri Tahiri dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Kosova

Ministri Tahiri dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Abelard Tahiri

Zyrtari në fjalë është punonjës i zyrës së arkivit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe i njëjti në rrjetin social Facebook ka përdorur një gjuhë që nuk përkon as me logjikën institucionale, as me vlerat kolektive të shoqërisë sonë dhe as me orientimin tonë drejt respektimit të plotë të dinjitetit, tolerancës  dhe të drejtave të qytetarëve siç janë definuar nga Kushtetuta e vendit.

'Unë dënoj fuqishëm përdorimin e një gjuhe të tillë, e cila është e papranueshme në institucionin që drejtoj dhe Ministria e Drejtësisë distancohet plotësisht nga kjo gjuhë dhe frymë skandaloze.

Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si shoqëri e Republikës së Kosovës nuk mund të tolerojmë në asnjë rrethanë që mos toleranca, fyerja dhe nxitja e urrejtës mbi çfarëdo baze diskriminimi të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Në vullnetin tim si Ministër, pikërisht në Kodin e ri Penal që e kam sponsorizuar, kam paraparë masa të ashpra për të gjitha veprat që nxiten nga urrejtja dhe mos durimi. Shoqëria jonë është mishërim i ideve progresive dhe perëndimore. Askush nuk mund ta devijojë këtë perspektivë përmes gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çfarëdo baze", ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat