Maxharraj: I “lumi” Gani Geci, tash Presidenti Thaçi e shpallë atë hero të Kosovës

Kosova

Maxharraj: I “lumi” Gani Geci, tash Presidenti Thaçi e shpallë atë hero të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi, Gani Geci

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dje i ka kërkuar falje publike Gani Gecit për Komunikatën nr.59 të UÇK-së.

Këtë e ka komentuar opinionisti profesori Binak Maxharraj, përcjell Bota sot. Sipas Maxharrajt, Thaçi “topin e ka gjuajtur tek Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku”.

Ai ka ironizuar me Thaçin, duke thënë se ai tani do ta shpallë hero të Kosovës Gani Gecin.

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

Gani Geci hero i Kosovës.

Hashim Thaçi për njëmend apo për mahi, unë se di, por dje publikisht i kërkoi falje Gani Gecit për Komunikatën nr.59 të UÇK-së.

Topin e gjuajti te Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku. Por kësaj radhe nuk bëri be në Kuran e as nuk i mblodhi hoxhallarët në odë burrash.

I "lumi" Gani Geci  tash Presidenti Hashim Thaçi e shpallë atë Hero i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat