Besnik Tahirit mësuesi i dikurshëm i lë numrin kontaktues, ia kujton se nga kush u këshillua kur ishte nxënës

Kosova

Besnik Tahirit mësuesi i dikurshëm i lë numrin kontaktues, ia kujton se nga kush u këshillua kur ishte nxënës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Besnik Tahiri

Sukseseve dhe angazhimeve politike të Besnik Tahirit, këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, po i gëzohet mësuesi i tij i dikurshëm, Isa Kutllovci.

Por duke qenë se Tahiri tashmë ka agjendë të ngarkuar, mësuesi i tij është kujdesur që përmes llogarisë së facebook-ut atij t’i kujtoj kohën kur e kishte nxënës.

Madje përmes një komenti në njërën nga fotografitë e publikuara nga Tahiri, mësuesi i tij Kutllovci i përmendi edhe shpërblimet e dikurshme nga komuna si dhe këshillat që ai ia dha dikur.

Veç kësaj ai nuk ka hezituar t’ja lë edhe numrin kontaktues që një ditë ndoshta do mund të gjejë kohë për ta takuar mësuesin Isa Kutllovcin, nxënësi i tij i dikurshëm Besnik Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat