Kirurgët pezullojnë grevën

Kosova

Kirurgët pezullojnë grevën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Ilustrim

Kolegjiumet Kirurgjike dhe Institutet Paraklnike të QKUK-së kanë mbajtur të premten një takim ku kanë vendosur që të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019.

Kjo, sipas tyre, në mënyrë që të jepet hapësira e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të reflektojnë dhe t'i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë ( ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019).

“Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjen e koeficientit në Ligjin për Paga, do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat