Loja ‘Ludo’ mbledh shumë të rinj në sheshin e Skenderajt

Kosova

Loja ‘Ludo’ mbledh shumë të rinj në sheshin e Skenderajt

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Loja "Ludo" ditën e sotme ka mbledhur shume të rinj në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj

Loja "Ludo" ditën e sotme ka mbledhur shume të rinj në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj, aktivitet ky i cili është organizuar për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

E arsyeja se pse është zgjedhur pikërisht kjo lojë është për shkak të trendit që ka përfshirë rrjetet sociale për ta luajtur këtë lojë.

Të gjithë ata që do të luajnë e do të fitojnë, si shpërblim do të marrin nga një libër.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në këtë Komunë Ramiz Shala, ka thënë se qëllimi i tyre me organizimin e kësaj loje ka qenë që të rinjtë të garojnë në mes vete.

Shala: Kjo lojë nuk është kockë, por nxit garën

"Kjo është garë në të cilën do të luajnë të rinjtë e Skenderajt, ka dy qëllime. E para, që të argëtohemi dhe e dyta që ta kuptojmë që kjo lojë nuk është kockë, është lojë që i nxit garimin tek njerëzit. Si e tillë fëmijët i mëson që të numërojnë", tha ai.

Ai ka folur edhe për kërkesën që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë kryetarit të kësaj komune që kjo lojë të largohet nga aktivitetet për shënimin e pavarësisë.

Shala për VV-në: Të rinjtë tanë nuk gjuajnë koktej molotvi

"Të rinjtë tanë nuk janë vetëm për të gjuajtur koktej molotovi, nuk janë veç për protesta, nuk janë veç për me sha, por janë edhe për t'u argëtuar. Idetë e tyre kryetari i Komunës së Skenderajt bekim Jashari do t'i përqafojë të gjitha ato që janë të qëlluara dje që ndikojjnë në zhvillimin e kreativitetit të tyre", u shpreh ai.

Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Rinore në Komunën e Skenderajt, Arben Veliu, tha se interesimi i të rinjve të kësaj komune për ta luajtur këtë lojë është shumë i madh.

Veliu: Interesimi për lojën ludo shumë i madh

"Është një lojë që i shtin shumë të rinj në garë dhe është një lojë kreative që ata e luajnë në rrjete sociale. Ky ka qenë edhe qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti...Po shihen edhe këtu veç sa kemi filluar janë diku 50 persona duke e shikuar këtë lojë dhe janë regjistruar për të filluar lojën pasi t'iu vijë radha", tha ai.

Adelina Hoxhaj është një nga shumë personat që lojën "Ludo” e ka luajtur në shesh, e që për të është një ide shumë e mirë.

Hoxhaj: Aktivitet kreativ

"Ideja është mjaft kreative dhe unë e kam pritur këtë meqë Qendra Rinore në Skenderaj është njëra ndër qendrat që përherë vije me disa aktivitete interesante, me disa aktivitete kreative. E dimë mirë që tash loja Ludo veç është bërë trend dhe është bërë mjaftë e popullarizuar dhe kjo ka qenë një ide shumë e mirë e Qendrës që përveç lojës online këtë me e bë live", tha ajo.

Edhe nxënësi Ermal Zeqiri, shprehet se ideja për ta luajtur këtë lojë për nder të pavarësisë është e mirë.

Zeqiri: Është i mirë aktivizimi i të rinjve për të luajtur

"Është mirë edhe me i aktivizua të rinjtë për të luajtur loja", u shpreh ai. Në nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitete të shumta, ku për ditën e nesërme është paraparë turne në futboll të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat