SKV: Në Universitetin e Prishtinë ka dekanë të paaftë dhe rektorë servilë - Bota Sot
SKV: Në Universitetin e Prishtinë ka dekanë të paaftë dhe rektorë servilë

Kosova

SKV: Në Universitetin e Prishtinë ka dekanë të paaftë dhe rektorë servilë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Protesta

Teksa në Bibliotekën Universitare po mbahej manifestimi qendror për shënimin e 49 vjetorit të Universitetit të Prishtinës, disa studentë protestuan para objektit. Ata vlerësojnë se universiteti i Prishtinës është shndërruar në objekt që pranon të rinj, të privuar nga e drejta për studim e me kushte të dobëta. Kështu sipas tyre, studentët po shtypen e poshtërohen.

Gjatë protestës së tyre ata deklaruan se ka dekanë të paaftë dhe rektorë servilë.

Flamur Pireva nga organizata studentore Studim, Kritik, Veprim tha se 49 vjetorin i UP-së nuk është vetëm shifër, por është kohë reflektimi për gjendjen.

Pireva: Krekosje ka shumë, por gjendja është e keqe

“Është momenti më i rëndësishëm për të reflektuar për në tërësi për atë që Universiteti i Prishtinës ishte dje dhe për atë që është sot. Këtu brenda në sallë do të mund të dëgjoni për ato që kinse të arriturat e universitetit. Marrëveshje në nivel ndërkombëtare, çmime ndërkombëtare, krekosje qeveritare, e shumë duartrokitje nga cinik të pranishëm”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se si rreth 20 programe të 7 Fakulteteve të ndryshme nuk janë akredituar, e 6 janë vetëm në Fakultetin e Edukimit.

Kjo, sipas Pireves, tregon se sa investohet në arsimimin e brezave.

Pireva: Sepse kemi dekanë të paaftë

“A e dini pse ndodh kjo? Sepse kemi dekanë t paaftë, sepse kemi rektorë servilë ose të heshtur ose shërbyes të pushtetit, madje vet tashmë pushteti është në universitet. Pikërisht për këtë, shumë nga ata që janë brenda krahë përkrahë janë përgjegjësit e kësaj gjendje të trishtë të Universitetit”, ka deklaruar Pireva.

Kjo organizatë vlerëson se Universitetit të Prishtinës po i mbyllen dyert.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...