Shahini propozon shkëmbimin e nxënësve Kosovë-Shqipëri, merr mbështetjen e Bytyqit

Kosova

Shahini propozon shkëmbimin e nxënësve Kosovë-Shqipëri, merr mbështetjen e Bytyqit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:31
Ministri Bytyqi, ka pritur në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.

Dy ministrat të cilët drejtojnë dikasteret e Arsimit në Kosovë e Shqipëri po mendojnë që të bashkohen me dy projekte që do ta prekin ministritë në Kosovë dhe atë në Shqipëri.

Projekti i parë ka të bëjë me arsimin e lartë dhe i dyti me arsimin para universitar.

Këto dy projekt propozime erdhën nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini.Ministri Bytyqi, tha se dikasteri që ai drejton i përkrahë këto ide dhe beson në bashkëpunim më të thellë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.

“Ne kemi pasë një bashkëpunim të mirëfilltë me sot ishte risi pasi që Besa e ka marrë detyrën e arsimit në Tiranë ku diskutuam shumë çështje arsimore”.

“Diskutuam për projekte të cilat i kemi filluar që do ti vazhdojmë. Ministrja ka ardhur me dy propozime njëri me arsimin e lartë ndërsa tjetri ka të bëjë me arsimim parauniversitar. Ne e shprehëm gatishmërinë dhe pranuam rëndësinë e këtyre projekteve”.

Ndërsa ministrja Shahini tha se ky projekt ka për qëllim t’i bashkojë nxënësit e mësimit të mesëm në Kosovë e Shqipëri.

Ajo në këtë konferencë ka folur edhe për protestat e studentëve në Shiqpëri duke përmendur edhe projektet që do të realizohen.

“Unë këtu jam në shtëpinë time po të përfaqësoj Republikë e Shqipërisë. Bashkëpunimi me MAShT-in në Kosovë ka vazhduar, në Kosovë kemi pasë vazhdimisht takime. Në dhjetor të viti 2018 në Shqipëri kemi pasë një protestë të studentëve që na ka shtyrë ta shtyjmë përpara ngritjen e arsimit të lartë në Shqipëri”.

“Do ofrojmë pako ku përmes të cilave do mësohet gjuha e huaj, në kuadër të hapjes së Bibliotekës elektronike. Do shohim mundësinë që e njëjta pako të vijë në dispozicion të studentëve të Kosovës”.

“Projekti i ynë është projekt i shkëmbimit të nxënësve. Ideja është që nxënës të shkollave të mesme të Shqipërisë të vijnë të kalojnë kohë ne shkolla dhe gjimnaze në Kosovë dhe e kundërta. Mirëpres gjithmonë vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat