“Kush e paska shkruar atë dreq komunikate, a po dihet?!”

Kosova

“Kush e paska shkruar atë dreq komunikate, a po dihet?!”

Nga: A.ZH Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidencialen nusen e djalit të Ibrahim Rugovës, Blerina Kllokoqi-Rugovën

Edhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit Xhavit Drenori, ka reaguar pasi presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidencialen nusen e djalit të Ibrahim Rugovës, Blerina Kllokoqi-Rugovën.

Drenori ka ironizuar në një postim në Facebook, duke thënë presidenti “ia kishte helmuar shpirtin”, duke thënë se “Rugova e shumë në LDK janë tradhtarë pas luftës”, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se kush e ka shkruar komunikatën nr 59, për të cilën presidenti I ka kërkuar falje dy ditë më parë Gani Gecit.

Reagimi i plotë i Drenorit:

Na kishte “helmu shpirtin” tuj na thane qe Rugova e G. Geci e shume ne LDK jane tradhetar, ne- dhe fill pas lufte.

Fucking gjykate speciale.

PS.: kush e paska shkru ate dreq komunikate, a po dihet?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat