Instituti Kombëtar i Shëndetësisë: Gripi në Kosovë akoma nën pragun epidemik - Bota Sot
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë: Gripi në Kosovë akoma nën pragun epidemik

Kosova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë: Gripi në Kosovë akoma nën pragun epidemik

Nga: Z.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se, Instituti Kombëtar është duke përcjellur me vëmendje ecurinë e gripit sezonal, përcjell “Bota sot”.

Më tutje nga ky institucion thuhet se , nga 1 tetori deri më sot në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste te dyshimta në grip (ILI), 4.434 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 34 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).
 

“Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Pra në qarkulim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive ne AH1pdm09.
Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste vdekje të konfirmuara me Influencë AH1N1 dhe dy raste me influenza A”.

Gjithashtu në këtë njoftim thuhet se, Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

Njoftimi i Plotë:

GRIPI NË KOSOVË AKOMA NËN PRAGUN EPIDEMIK

Instituti Kombëtar është duke përcjellur me vëmendje ecurinë e gripit sezonal.

Nga 1 tetori deri më sot në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste te dyshimta në grip (ILI), 4.434 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 34 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).

Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Pra në qarkulim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive ne AH1pdm09.
Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste vdekje të konfirmuara me Influencë AH1N1 dhe dy raste me influenza A.
Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1tetori 2018 deri sot janë hospitalizuar 444 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 62 raste me Dg.ILI dhe 34 raste me Dg.SARI

Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar: 5 raste me Dg.Bronchopneumonia, 5 raste me Dg.Status griposus, 5 rate me Dg. Infiltratio pulmonum dhe 1 rast i konfirmuar me influencën A.
Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të majftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuiar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi I gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara.
Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve. 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm duke dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.

• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
• Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt
• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.
• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit të dimrit.
• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...