Gripi sezonal brenda pesë muajsh ka prekur 26 mijë e 822 persona

Kosova

Gripi sezonal brenda pesë muajsh ka prekur 26 mijë e 822 persona

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka treguar se që nga 1 tetori i vitit të kaluar e deri me 15 shkurt të këtij viti, gjithsejtë në Kosovë nga gripi sezonal janë prekur 26 mijë e 822 persona.

Në klinikën infektive deri më sot ndërkohë janë konfirmuar katër vdekje si pasojë e ‘gripit të derrit’.

Në monstra të ndryshme të cilat janë analizuar në laboratorët e Qendrës Kombëtare të Shëndetësisë, kanë dalë se kanë qenë të infektuar me lloje të ndryshme të gripit.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se pacientët të cilët kanë vdekur si pasojë e gripit, kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore dhe nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit.

IKSH ka konfirmuar gjithashtu se ka vaksina të mjaftueshme, dhe e ka cilësuar situatën si nën-epidemike.

Gjithashtu në këtë komunikatë janë dhënë edhe disa këshilla për personat e prekur nga gripi, dhe për masat parandaluese.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar është duke përcjellur me vëmendje ecurinë e gripit sezonal.

Nga 1 tetori deri më sot në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste te dyshimta

në grip (ILI), 4.434 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 34 raste SARI (Infeksion i Rëndë

Respirator Akut).

Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej

480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Pra në

qarkulim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive ne

AH1pdm09.

Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste vdekje të konfirmuara me Influencë

AH1N1 dhe dy raste me influenza A.

Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator

dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun

epidemik.

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga

1tetori 2018 deri sot janë hospitalizuar 444 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 62

raste me Dg.ILI dhe 34 raste me Dg.SARI

Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar: 5 raste me Dg.Bronchopneumonia, 5 raste

me Dg.Status griposus, 5 rate me Dg. Infiltratio pulmonum dhe 1 rast i konfirmuar me

influencën A.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të majftueshme të vaksinave që nga 1

tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e

moshuiar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi I

gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me

gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së

rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me

raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën

epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A

H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm duke dhënë rekomandime të

duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të

ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të

përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në

vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht

për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.

• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,

• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e

sëmundjes

• Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK,

Spitalet rajonale)

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina

• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas

në vend të sigurt

• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool

• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë

mënyrë

• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me

rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse

jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të

sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë

kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë

nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me

vaksinën kundër gripit.

• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.

• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit

të dimrit.

• Efekti i vaksines.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat