Nis festa për 11 vjetorin e shtetësisë

Kosova

Nis festa për 11 vjetorin e shtetësisë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Që nga dita e premte sheshet e Prishtinës kanë filluar të mbushen me famujt shtetëror. Shitësit ambulantë kanë ekspozuar tashmë produktet e tyre. E të gjitha lidhen me festën e Kosovës për 11 vjetorin e shtetësisë.

Edhe simboli i pavarësisë së vendit, New Borni ka marrë pamje tjetër.

Si çdo 17 Shkurt, ai edhe kësaj radhe do të paraqitet ndryshe.

Festa më herët ka filluar edhe në kafiteritë e Prishtinës.

Këtë vit shumë nga këto lokale kanë falënderuar shtetet që kanë njohur Kosovën si shtet.

Pankartat para hyrjes së tyre thonë “faleminderit, miku yt” në gjuhën e vendit të cilit i shprehin mirënjohjen.

Për nder të përvjetorit të 11 të Pavarësisë, qytetarëve të Kosovës po u ofrohet një ndjesi festive edhe nga organet shtetërore.

Kështu, gjithçka fillon më 16 shkurt, kur nëpër 7 qendrat kryesore të vendit do të ekspozohet Deklarata e Pavarësisë.

Edhe këtë vit do të bëhen nderime nga udhëheqësit shtetëror për ata që humbën jetën gjatë luftës.

Përveç kësaj Forca e Sigurisë së Kosovës, për herë të parë do të parakalojë si ushtri.

Ndërkaq, ndryshe nga vitet tjera, këtë vit do të organizohet një tryezë e hapur për qytetarët në sheshin Skënderbeu.

Ndërkaq, tashmë në sheshin Adem Jashari kanë filluar përgatitjet për Tregun e Pavarësisë.

E gjithë ky organizim pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 500 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat