Parashikimi i motit, gjatë dy ditëve të vikendit

Kosova

Parashikimi i motit, gjatë dy ditëve të vikendit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales.

Siç thuhet në njoftim, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat