Gjini: Ekzagjerim – nuk prishet Amerika me neve, as ne me të - Bota Sot
Gjini: Ekzagjerim – nuk prishet Amerika me neve, as ne me të

Kosova

Gjini: Ekzagjerim – nuk prishet Amerika me neve, as ne me të

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:12
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e ka quajtur të ekzagjeruar idenë se nëse nuk përfillet kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës ndaj Serbisë, Kosova prish marrëdhëniet me këtë shtet mik.

Ai derisa po fliste për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, shkaku i taksës, ka shtuar se ata që mendojnë se Kosova prishet me SHBA-të shkau i taksës në një formë po e ekzagjerojnë këtë çështje derisa ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

“Po natyrisht që nuk i ka ardhur mirë, e çmon si mik, e çmon si mike Ushtrinë Amerikane, nuk është e mirë por është një pozicion i SHBA-ve, tash pse po them tejet ekzagjerim. Është tejet ekzagjerim t’i thuhet popullit të Kosovës që nëse nuk e hiqni taksën ndaj Serbisë që na ka bërë, një, dy, tre, katër, pesë, pesëqind, atëherë Amerika prishet me ne”, është shprehur Gjini në “BlicInterview”.

“Është tejet ekzagjerim, është në njëfarë forme, ndërtim i një situate të paqenë. Nuk prishet Amerika me ne, nuk prishemi ne me Amerikën”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...