Ndërroi jetë mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi - Bota Sot
Ndërroi jetë mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi

Kosova

Ndërroi jetë mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 01:06
Hivzi Krasniqi

Ka ndërruar jetë para pak minutash pas një sëmundje të shkurtër mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi, i cili ka qenë gazetar i gazetës "Bota sot", para, gjatë dhe pas luftës, deri në fund të vitit 2000.

I ndjeri Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë pranë familjes së tij në Prishtinë ndërsa që lamtumira e fundit do ti ipet nesër në Pejë.

Hivzi Krasniqi njihet si autor i mëse njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e parë radiogazetarisë, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij.

Një kohë ka punuar edhe si kryeredaktor i Radio Dukagjinit. 

Ditë më parë Krasniqi ishte operuar nga një aortë e këmbës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...