Valmir Buçaj nga Malisheva, profesor në Akademinë për oficerë – liderë të ushtrisë amerikane

Kosova

Valmir Buçaj nga Malisheva, profesor në Akademinë për oficerë – liderë të ushtrisë amerikane

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:27

Valmir Buçaj, profesor në Akademinë ushtarake në Ëest Point Përherë e më shpesh na bie të dëgjojmë histori mbresëlënëse të suksesit të brezit të ri nga Kosova nëpër botë. Të reja e të rinj ia dalin mbanë në shumë fusha.

Depërtimi i tyre na mbush kënaqësi.

Këtë ndiesi na e jep edhe i riu nga komuna e Malishevës Valmir Buçaj. U bë doktor i matematikës dhe tani është profesor në Akademinë ushtarake në West Point, akademinë elitare në botë, që shkollon oficerët – liderë të ushtrisë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat