Ky është personi që detyroi gruan të abortojë fëmijën përmes dhunës fizike dhe psiqike

Kosova

Ky është personi që detyroi gruan të abortojë fëmijën përmes dhunës fizike dhe psiqike

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:05
SH.H nga fshati Zhegër i komunës së Gjilanit

Të enjten e kësaj jave, Prokuroria Themelore në Gjilan vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin i cili detyroi gruan e tij të abortojë në muajin e pestë të shtatzënisë.

A.R është viktima e këtij rasti e cila ka përjetuar dhunë nga burri i saj që prej momentit kur kishte kuptuar se ata po prisnin fëmijë.

SH.H nga fshati Zhegër i komunës së Gjilanit, emër ky i njohur për redaksinë kishte detyruar viktimën të abortonte fëmijën pas përdorimit të vazhdueshëm ë dhunës fizike dhe psiqike në drejtim të saj.

Për disa muaj rresht viktima A.R ishte sulmuar nga burri i saj, i cili po bashkëjetonte me të pas dështimit të katër martesave që kishte më parë.

Ndryshe Prokuroria në Gjilan pati deklaruar se i njëjti ka pasur të kaluar kriminale dhe të njëjtën gjë kanë thënë edhe burime të afërta me të akuzuarin.

I njëjti kishte qëndruar në burg disa herë për vepra të ndryshme, kurse viktima A.R kishte tentuar që disa herë ta paraqesë në polici burrin e saj pas abortimit dhe se këtë ishte detyruar ta bënte pikërisht nga frika që po përjetonte nga ai.

Në të kaluarën e tij kriminale siç mëson Indeksonline, përfshihet edhe një rrahje që ai kishte bërë në drejtim të një familjari tjetër kohë më parë.

Nga bashkëshortja e tij A.R, personi në fjalë po priste fëmijën e parë edhe pse ai është baba i disa fëmijëve të tjerë që kishte nga martesat e tij të kaluara.

I njëjti kishte tentuar që viktimën ta bindte për të abortuar me arsyetimin se nuk do të kujdesej për të dhe se e njëjta do të turpërohej po të rriste fëmijën krejtësisht e vetme.

A.R është detyruar që abortin ta kryejë jashtë Kosovës,  ndërsa Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë si në Kosovë poashtu edhe në shtetin tjetër ndalon abortin pas javës së 10.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime i pandehuri Sh. H. ka kryer veprat penale, shtrëngimi dhe shtytja në kryerjen e veprës penale ndërprerja e palejuar e shtatzënisë, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sh.H. ka ushtruar dhunë në familje, duke e shtyrë me forma të ndryshme të ndikimit psikologjik dhe forcës fizike për ta bindur të ndërmarr një vendim që as nuk i kishte shkuar ndërmend për të abortuar fëmijën e tyre që as shumë e dëshironte e dëmtuara, në atë mënyrë që fillimisht përpiqet ta bindë me  mirësjellje që ta abortojë fëmijën se më pas do t’i ofrojë një jetë më të mire.Më pas tenton ta bindë të dëmtuarën me anë të mashtrimit dhe sjelljes në lajthim se ajo nuk mund ta rris një fëmijë e vetme dhe do të turpërohet në të kundërtën ai do ta lë dhe nuk do të interesohet për fëmijën me pas duke shfaqur kinse shenja dyshimi për atësinë e tij” , thuhet në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Image

Media ka siguruar edhe disa fotografi të dyshuarit në fjalë, i cili detyroi viktimën të abortojë fëmijën duke përdorur dhunë fizike dhe psiqike në drejtim të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat