William Walker: Këtë herë e vizitova Shtimen për një rast gëzimi

Kosova

William Walker: Këtë herë e vizitova Shtimen për një rast gëzimi

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:19
William Walker dhe Kadri Veseli

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është përuruar Palestra Sportive në Shtime, me ç’rast ka marrë pjesë edhe William Walker.

Ai u shpreh i lumtur që mori pjesë në këtë përurim, sepse, siç tha ai, Shtimen deri më tash e kishte vizituar vetëm për raste të zymta.

“Për mua ka qene një befasi shumë e këndshme ftesa nga kryeparlamentarin i parlamentit të Kosovës që të vijë këtu të shohë qytetin e Shtimes dhe të shohë të arriturat e këtij qyteti me këtë sallë shumë të bukur. Para disa minutash siç i thash edhe kryetarit të Komunës që e njohë për shumë vite tash. Zakonisht sa herë që vizitoj qytetin e Shtimes unë vijë për një rast të zymtë për diçka që ka ndodhur para 20 viteve që ka ndodhur në masakrën e Reçakut. Papritmas vizita ime këtu sot dhe duke parë se çfarë investime keni bërë për të mirën e qytetit dhe për qytetarët e kësaj rrethine me të vërtete unë po buzëqesh dhe me të vërtetë se jam shumë i kënaqur” tha Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat