Ish-mjeku i UÇK-së: Kjo nuk është pavarësi e vërtetë!

Kosova

Ish-mjeku i UÇK-së: Kjo nuk është pavarësi e vërtetë!

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:19
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka uruar më ndryshe për përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo e sotmja nuk është pavarësi e vërtetë, pasi e tillë ajo do të jetë vetëm kur secili individ të ndihet i pavarur, përcjell Bota sot.

Loshi ka thënë se secilin e meriton këtë ditë të bukur.

“Pavarësi e vërtetë quhet vetëm atëherë kur secili individ të ndihet i pavarur. Harrojeni këtë për sot! Çdo njëri nga ju e meriton këtë ditë të bukur. Urime!”, ka shkruar Loshi në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat