Mësimdhënësit nga klasa 1-5 shprehin pakënaqësinë e tyre me peticion ndaj diferencimit të pagave

Kosova

Mësimdhënësit nga klasa 1-5 shprehin pakënaqësinë e tyre me peticion ndaj diferencimit të pagave

Nga: N. Sh Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Grupi punues

Grupi iniciues i mësimdhënësve 1-5 të cilët janë të pakënaqur me diferencimin e pagave nga ai 6-9 kanë shprehur pakënaqësitë ndaj institucioneve relevante të cilët kanë filluar edhe një peticion në nivel të vendit.

Gazeta “Bota sot”, mëson nga burimet se, vetëm me datën 11 dhe 12 shkurt janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime.

Nesër ky grup punues do të dorëzon peticionin e tij me mbi 4 mijë nënshkrime në Presidence, MASHT dhe në të gjitha institucionet e tjera.

Ndërsa, sot në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë nga ora 18:00 e kanë një mbledhje kryesia e këtij grupi punues me kryetar Xhavit Lani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat