Qytetarët ia blejnë dy lopë fermerit nga Podujeva

Kosova

Qytetarët ia blejnë dy lopë fermerit nga Podujeva

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Fitim Rakovica nga fshati Dumosh i Podujevës

U deshën pak minuta pasi që në televizionin T7 u transmetua një kronikë që tregonte se një banori të Podujevës ia kishin vjedhë dy lopë me të cilat ai po mbante familjen që njerëzit vullnet mirë të mobilizoheshin që t’i ndihmonin.

Fitim Rakovica nga fshati Dumosh i Podujevës që po rriste katër fëmijë me asistencë sociale e nga shitja e qumështit të këtyre lopëve siguronte jetesën, nën lot, tregoi para kamerës së televizionit T7 se nuk e dinë si do të gjejë zgjedhje për të vazhduar të dërgojë ushqim në shtëpi.

Image

Kjo kronikë e transmetuar në lajme e përgatitur nga gazetarja Ardita Rashiti, preku shumë persona të cilët u mobilizuan për t’i ndihmuar Fitimit, e sot gjatë ditës të njëjtit ia blenë dy lopë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat