Policia jep detaje për djegien e veturës në Fushë Kosovë

Kosova

Policia jep detaje për djegien e veturës në Fushë Kosovë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës kanë thënë se menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Po ashtu policia njofton se nuk ka të lënduar.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” ne Fushe- Kosove është duke u djegur një veture. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër kalimtarët kanë treguar për lajmi.net se vetura është djegur e tëra, derisa policia dhe zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat