Azem Syla viziton familjen ku ishte strehuar gjatë ilegales

Kosova

Azem Syla viziton familjen ku ishte strehuar gjatë ilegales

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Azem Syla-Daja

Ish-komandanti i përgjithshëm i Shtabit të UÇK-së dhe ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Azem Syla-Daja, ka vizituar familjen e Fehmi e Sabri Ukës në fshatin Dyz të Besianës, familje kjo që gjatë viteve 1988-1989, në kohën e ilegales e kishte strehuar Azem Sylën.

Njoftimin për viziten e tij në këtë familje përmes rrjetit social “Facebook” e ka bërë ish-bashkëluftëtari i tij, Bislim Zogaj.

Postimi i plotë i Zogajt:

Sot Azem Syla – Daja, vizitoj familjen ku strehohej gjatë ilegales të viteve 1988-1989, familje që shquhet për besnikëri dhe traditë atdhetare.

Në kohë lirie, shprehim mirënjohje për familjet që rrezikuan në kohët më të vështira!

Fehmi e Sabri Uka, fshati Dyz, Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat