Kosova dhe Franca avancojnë partneritetin për siguri dhe integrimet euro-atlantike - Bota Sot
Kosova dhe Franca avancojnë partneritetin për siguri dhe integrimet euro-atlantike

Kosova

Kosova dhe Franca avancojnë partneritetin për siguri dhe integrimet euro-atlantike

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka zhvilluar një takim me Geneviève Darrieusecq, sekretare e Shtetit pranë Ministres së Armatave, në kryeqytetin e Francës në Paris.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka zhvilluar një takim me Geneviève Darrieusecq, sekretare e Shtetit pranë Ministres së Armatave, në kryeqytetin e Francës në Paris.

Sipas komunikatës për media nga Ministria e Mbrotjes, gjatë takimit Ramadani dhe Darrieusecq kanë ritheksuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Francës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm, ishte konstatim i përbashkët për detajizimin e raporteve bilaterale në mënyrë që FSK të avancojë edhe më tutje në profesionalizimin e saj, veçanërisht në fushën e edukimit sipas standardeve më të larta demokratike.

"Kosova e sheh Francën si partner të rëndësishëm në forcimin e institucioneve tona, si dhe në rrugën tonë për anëtarësim në NATO. Kosova ka qëllim shtetëror integrimet euro-atlantike dhe ne synojmë të jemi vendi i 31-të anëtar i NATO-s", ka theksuar Ramadani.

Ai falënderoi Francën dhe Ministrinë e Armatave për mbështetjen që i kanë dhënë procesit të transicionit të FSK-së, si proces gradual dhe transparent.

Zëvendësministri Ramadani, gjatë takimit, theksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë kontribuuese për sigurinë rajonale dhe globale, duke vlerësuar lartë aleancat dhe partneritet me shtetet e NATO-s.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë franceze të Armatave, Darrieusecq, shprehu gatishmërinë e Francës për të punuar ngushtë me Kosovën me qëllim të ndërtimit të paqes, besimit, stabilitetit dhe perspektivës perëndimore për tërë Ballkanin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...