Bekim Jashari: Babë, ti më mësove si sakrifikohet për liri - Bota Sot
Bekim Jashari: Babë, ti më mësove si sakrifikohet për liri

Kosova

Bekim Jashari: Babë, ti më mësove si sakrifikohet për liri

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:33
Bekim Jashari

Në 69- vjetorin e lindjes të heroit të Kosovës Hamëz Jashari, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vendosur lule mbi varrin e babait të tij.

Jashari i ka dedikuar edhe një shkrim mjaft prekës në rrjetin social Facebook.

Thotë se babai e ka mësuar se sa e vlefshme është liria dhe si duhet të sakrifikohet për të.

Mesazhi i plotë i Bekim Jasharit:

Për ditëlindjen tënde, Babë...

Për ty që mi mësove vlerat e larta njerëzore, për ty që më bërë të kuptoj dashurinë për jetën.

Ti dhe vëllai yt, që më vonë do të njihet si Komandat Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkërisht ideologë të saj, u bëtë mësim për gjeneratën Tuaj dhe të tjerat që do t’iu pasojnë, për atdhedashurinë.

Ti më mësove mua dhe të tjerët se sa e vlefshme është liria, si mund të sakrifikohet për liri, sa shumë duhet të angazhohemi për të ndërtuar vendin, për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Për çdo ditë, mua më shumë më lartësohet personaliteti yt, i papërshkrueshëm për mirësinë dhe thellësinë e mësimeve me shembuj personal.

Do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj Teje, që ma mundësove të vazhdoj gjurmëve tua në rrethana të reja, të ekzistoj dhe të shkruaj për Ty, në atdheun tonë të dashur!

Urime Babë ditëlindja e 69-të!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat