Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë - Bota Sot
Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

Kosova

Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:42
Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së, Euy-Ëhan Kim, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e infrastrukturës normative në luftën kundër korrupsionit, bën të ditur Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media.

Tahiri ka vlerësuar mbështetjen që deri më tani UNDP ka dhënë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një qasje me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo mbështetje është duke vazhduar edhe në kuadër të agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë.

Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së me orientimin e politikave publike të kësaj fushe, duke bërë të ditur se në kuadër të Pakos së Ligjeve Kundër Korrupsionit, është duke u punuar në hartimin e dy projektligjeve të reja, përkatësisht atij për Deklarimin e Pasurisë dhe për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat do të sjellin një perspektivë më të fuqishme që nxitë parandalimin efikas të abuzimit dhe keqpërdorimit me paranë publike.

Me këtë rast, Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së se në këtë fushë janë paraparë ndryshime përmbajtjesore, duke filluar nga rritja e numrit të zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë, tek kontrolli efikas i të dhënave të deklaruara, deklarimi në formë elektronike dhe masat tjera që do të përcaktojnë qartë rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me fokus në parandalim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...