Kryetari i Vitisë Sokol Haliti: Komunat e Anamoravës  kerkojnë mbështeteje më të madhe nga institucionet qendrore të Kosovës

Kosova

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti: Komunat e Anamoravës  kerkojnë mbështeteje më të madhe nga institucionet qendrore të Kosovës

Nga: Aziz Zuka Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi në Gjilan

Kryetri Haliti shprehu paaknaqësin e tij edhe për injorimin që po I ëhet kësaj komune në investime në infrastruktueë rrugore siq është ajo për mos zgjerimin e rrugës Gjilan, Viti, Ferizaj, për mos kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë si dhe për përkrahjen shumë të ulët financiare nga niveli qendror ndaj Komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë  të marten në një takim të përbashkët që u zhvillua në Gjilan nëpërmjet përfaqësuesve të Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Kosovës e cila u mbajt nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Shoqatës së Ujit dhe Kanalizimit në Kosovë (SHUKOS). Gjatë këtij takimi në veçanti është folur bashkëpunimin e Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve rreth organizimit dhe planifikimit të projekteve për investime infrastrukturore. 

Në diskutimin e tij në këtë takim, Kryetari Haliti ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj siç tha ai të neglizhencës që po ju bëhet jo vetëm ndaj Komunës së Vitisë por edhe të komunave të Anamoravës nga qeveria qendrore në realizimin e projekteve në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimit.

 Haliti theksoi se ai gjithashtu është i pakënaqur për mos përkrahjen e Komunës ës Vitisë për marrjen e Kredisë së butë austriake edhe pse sipas tij Komuna e Vitisë, është ndër të parat që ka bërë kërkesë për këtë lloj të kredisë.

Kryetari Haliti shtoj se si përfaqësues i qytetarëve të Komunës së Vitisë, ai është i pakënaqur edhe për mos zgjerimin e rrugës Gjilan, Viti, Ferizaj, për mos kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë si dhe për përkrahjen shumë të ulët financiare nga niveli qendror ndaj Komunës së Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat