Komisioni i granteve në takimin e sotëm ka bërë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij komisioni për vitin 2019.
Në përputhje me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal, përzgjedhja e anëtarëve të rinj u bë me short, ku për vitin 2019 anëtarë të rinj të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Skenderajt, Dragashit, Podujevës, si dhe kryetari i komunës së Graçanicës.
Komisioni përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve katër janë anëtarë nga Qeveria, një nga Komisioni për Buxhet në Kuvend, si dhe katër anëtarë tjerë janë nga niveli komunal, që përfaqësohet nga tri komuna shumicë dhe një komunë pakicë.