E mitura nga Drenasi thotë se nuk u keqpërdor seksualisht nga avokati Gazmend Halilaj

Kosova

E mitura nga Drenasi thotë se nuk u keqpërdor seksualisht nga avokati Gazmend Halilaj

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:56
E mitura nga Drenasi thotë se nuk u keqpërdor seksualisht nga avokati Gazmend Halilaj

E mitura nga Drenasi, e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga hetuesi policor dhe profesori, ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale apo keqtrajtim nga avokati Gazmend Halilaj.

Në një deklaratë për Insajderin, ajo ka thënë që të gjitha këto pretendime janë të pavërteta.

“Unë e kam një vëlla. Gazmend Halilajn e kam si vëlla të dytë. Telefonin tim e ka përdorur për komunikime me të, polici Vesel Veseli. Sot jam ftuar në prokurori për të dhënë një deklaratë tjetër dhe garantoj se asnjë lloj kontakti apo marrëdhënie nuk kam pasur me të”, ka thënë e mitura nga Drenasi.

Ajo ka thënë se dikush po përpiqet të manipulojë me këtë rast. Ka insistuar që kurrë nuk ka pasur kurrfarë marrëdhënie seksuale me avokatin Halilaj.

Siç raportoi Insajderi, 16-vjeçarja nga Drenasi kishte denoncuar profesorin e saj rreth dy vite më parë. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vit, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund rreth tri javë më parë kur hetuesi, profesori dhe mjeku u arrestuan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat