Rasti i të miturës në Drenas, polici dhe profesori mbeten në paraburgim

Kosova

Rasti i të miturës në Drenas, polici dhe profesori mbeten në paraburgim

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit, zyrtarit policor V.V dhe profesorit Sh.Xh. në rastin e abuzimit seksual të një të miture në Drenas.

Në këtë mënyrë, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.02.2019 dhe 09.02.2019.

I pandehuri V.V. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënisë.

Ndërsa Sh.Xh. dyshohet për veprën penale keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë.

Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat