Nënshkruhet rregullorja për Këshillin drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës

Kosova

Nënshkruhet rregullorja për Këshillin drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Nënshkruhet rregullorja për Këshillin drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar rregulloren për punën e Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës (MKK), e cila përcakton mënyrën e funksionimit, vendimmarrjen si dhe çështjet e tjera përkatëse të rëndësishme për punën e këtij këshilli.

Dispozitat e kësaj rregulloreje do të zbatohen nga Këshilli Drejtues, drejtori i MKK-së, njësitë organizative dhe departamentet përkatëse të MKRS-së.

Rregullorja parasheh që së paku njëherë në vit llogaridhënia e MKK-së të mbikëqyret nga auditori i pavarur, dhe për këtë KD i MKK-së duhet t’i drejtohet me kërkesë MKRS-së.

Vetë KD i MKK-së, sipas rregullores, përcakton politikat e Muzeut, po kështu, monitoron dhe vlerëson punën e drejtorit të MKK-së, të shkarkojë dhe të zgjedhë atë.

Sipas rregullores, KD përbëhet nga pesë anëtarë me një mandat katërvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje dhe anëtarët duhet të jenë persona të dëshmuar nga fusha përkatëse profesionale. Për punën e tij, KD, duhet t’i raportojë së paku një herë në tre muaj ministrit.

Deri më tani, roli i Këshillit Drejtues të MKK-së, nuk ka qenë i specifikuar detajisht, andaj kjo rregullore mundëson një transparencë më të mirë në kryerjen e punëve të Këshillit Drejtues të MKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat