Programi Nacional për Rininë aktivizon shkollat e Malishevës dhe të Klinës

Kosova

Programi Nacional për Rininë aktivizon shkollat e Malishevës dhe të Klinës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:01
Në vazhdën e vizitave informuese në shkolla

Në vazhdën e vizitave informuese në shkolla, Zëvendësministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, së bashku me përfaqësuesin e Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport Gëzim Zeqiri, vizituan mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të Malishevës dhe të Klinës.

Zëvendësministri Guri u shpreh i kënaqur me përgatitjet që i kanë bërë shkollat për të implementuar Programin Nacional për Rininë, duke thënë se përveç të mirave që sjell gara, Programi Nacional për Rininë do të shërbejë edhe për identifikimin enevojave që kanë shkollat për infrastrukturë dhe mjete të punës.

 “Ne jemi duke bërë përpjekje për të përmirësuar bazën e arsimit, e që janë shkollat, përkatësisht nxënësit e mësimdhënësit”,  tha Guri.

Në Malishevë u realizuan vizita në shkollat:

- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “18 Prilli”, ku u zhvilluan takime me drejtorin e shkollës Afrim Morina, si dhe me mësimdhënësite kësaj shkolle;

- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ganimete Tërbeshi”, ku u zhvillua takim me drejtoreshën Afërdita Morina dhe me mësimdhënësit;

- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Emin Duraku”, ku së bashku me drejtorin e shkollës Arianit Paçarizi u zhvilluan takime me mësimdhënësit dhe me nxënësit e shkollës.

Ndërsa në Klinë, u zhvilluan takime në  këto shkolla:

- Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ismet Rraci”, ku na priti drejtori Ahmet Krasniqi dhe mësimdhënësit;

- Shkolla “Motrat Qiriazi” ku patëm rastin të bisedojmë me drejtorin Driton Gashi dhe me mësimdhënësit e shkollës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat