Matoshi e Lluka në Podgoricë, nënshkruajnë deklaratë të përbashkët me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kosova

Matoshi e Lluka në Podgoricë, nënshkruajnë deklaratë të përbashkët me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:38
Fatmir Matoshi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, morën pjesë në takimin Ndër Ministror të Ballkanit Perëndimor për Energji dhe Klimë, ku prezent ishte edhe Komisioneri Hahn dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Në takim u diskutua për problemet dhe sfidat e përbashkëta në fushën e mjedisit, energjisë dhe klimës dhe me këtë rast u prezantuan angazhimet e shtetit tonë, në tejkalimin e këtyre sfidave.

Në emër të Republikës së Kosovës foli ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili prezantoi angazhimin dhe të arriturat e shtetit të Kosovës në fushën e mjedisit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Ministri Lluka nder të tjerash dha lajmin që Kosova ka miratuar në Qeveri Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Ndryshime Klimatike, e cila u mirëprit nga komisioneri Hahn, si kërkesë  e Bashkimit Evropian dhe raportit të progresit për Kosovën.

Ministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor me këtë rast nënshkruam një deklaratë të përbashkët për të treguar gatishmëri për punë drejtë një qëllimi të njëjtë: Mjedis të pastër dhe diversifikim të mirëfilltë të energjisë.

Kjo dekaratë, nënshkruar nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia Veriore edhe Bosna e Hercogovina, u cilësua si shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat