Si ndodhi që i riu u godit nga treni, tregojnë dëshmitarët - Bota Sot
Si ndodhi që i riu u godit nga treni, tregojnë dëshmitarët

Kosova

Si ndodhi që i riu u godit nga treni, tregojnë dëshmitarët

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Treni ka shkelur një 20 vjeçar që kishte ardhur të aplikonte për punë në FSK

Kishte ardhur që të aplikojë që të bëhet pjesë e Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por njëzet vjeçari I. H përfundoi në spital, pasi u godit nga një tren që po qarkullonte në atë kohë afër Kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Dëshmitarët thonë se e kishin thirrur viktimën duke i thënë se treni po vinte, por I.H nuk i kishte dëgjuar zërat e tyre sepse kishte qenë në telefon.

Menjëherë pas aksidentit, 20 vjecari nga Skënderaj u dërgua në QKUK.

Gjendja e të lënduarit, sipas mjekut Emrush Pireva, është e rëndë, për shkak se i lënduari është goditur në kokë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka nisur hetimet për t’i zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...