Tahiri: Pse duhet me heqë taksën, vetëm t’ia bëjmë qejfin Vuçiqit a?” - Bota Sot
Tahiri: Pse duhet me heqë taksën, vetëm t’ia bëjmë qejfin Vuçiqit a?”

Kosova

Tahiri: Pse duhet me heqë taksën, vetëm t’ia bëjmë qejfin Vuçiqit a?”

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se taksa 100 % për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne kemi gjithmonë takime serioze me agjendë dhe në këto takime kemi qenë jo vetëm ‘inatçi’ por shumë argumentues se pse nuk hiqet taksa dhe pse taksa nuk është kundër askujt, pos Serbisë dhe Rusisë”.

“Jo, taksa nuk hiqet javën tjetër. Taksa nuk hiqet as javën tjetër dhe në asnjë rrethanë tjetër , përveç asaj që ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj”.

Tahiri në Info Magazine ka thënë se vendosja e taksës ka qenë vendim i koalicionit.

“Ne kemi bërë publike, edhe atëherë edhe tash, janë disa qëndrime që i marrim si kurs i veprimit dhe nuk ndërlidhen a je në pushtet ose jo”.

“Ka qenë vendim i përbashkët i koalicionit për vendosjen e taksës, jemi deklaruar në Qeveri rreth kësaj teme, janë bërë disa hulumtime publike dhe shihet se opinioni publik e mbështetë vendimin e Qeverisë për taksën”.

“Pse duhet me heqë taksën, vetëm t’ia bëjmë qejfin [Aleksandar]Vuçiqit a?”.

Ai ka thënë po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të tregojnë forcën e tyre me Kosovën.

“Nuk i ka mbetur aleatit tonë, SHBA-së që të tregojë fuqinë e vet me Kosovën sepse e ka mikun më të mirë. Në kemi bërë publike dhe kemi treguar pse është vendosur taksa  – 20 vjet Serbia nuk ta ka ndalë zullimin, të ka goditur në INTERPOL, në ekonomi, në anëtarësim në organizatat ndërkombëtarë dhe në dialog”.

“Në ndërkohë Serbia ka hapur kapitujt dhe ka ecë përpara drejt BE-së dhe ne kemi mbetur në geto. Pse duhet të rrimë ne inferior?”.

“Problemi është shumë i thjeshtë, presioni mbi Aleksandar Vuçiqin prej sektorit privat që krijon vende të punës është jashtëzakonisht i madh”.

Tahiri ka deklaruar se presidenti serbi ka krijuar një rrëfim që Kosova dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj janë kundër dialogut me Serbinë.

“Ne jemi për dialog, por pa kushte. Çfarë mund të vuajë Kosova më shumë, çfarë ka prodhuar diloagu që 7 vjet që sorollatemi në Bruksel posht e lart, përpos fotografive?”.

“Le të mësohen se nuk ka lojë dhe kjo është një mësim shumë i mirë se nuk shkon më kështu”.

Tahiri ka deklaruar po ashtu se mund të shkohet në zgjedhje vetëm nëse ka një mocion mosbesimi.

“Në zgjedhje shkojmë kur ka mocion në Parlament dhe kur Parlamenti ia vë mocionin e mosbesimit kësaj qeverie, ndryshe nuk rrëzohet Qeveria”.

Ai ka thënë po ashtu se Ramush Haradinaj është vendosur me gjithë qenien e tij dhe po e mbron territorin e Kosovës.

“Po e sheh populli kush është vendosë me krejt qenien e vet, kush po i bën ballë dhe kush po i përballon goditjet një pas një, nga të gjithë që po kërkojnë heqjen e taksës”.

“Unë e di që e ka bindje këtë, nuk e ka kalkulim politik”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...