Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të vazhdojnë temperaturat e ulëta

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të vazhdojnë temperaturat e ulëta

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Sylë Tahirsylaj

Dita e sotme ka nisur me temperatura të ulëta. Minus 10 gradë celsius është minimalja që u shënua sot në Kosovë. Masat ajrore që kanë ardhur nga verilindja kanë shkaktuar këtë ndryshim të motit. Mot i ngjashëm si sot pritet të mbajë deri ditën e mërkurë. Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tani profesor i Meteorologjisë në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, tregon më shumë për gjendjen e motit në vendin tonë.

Javën që e lamë pas, moti ka befasuar qytetarët e Kosovës. Dielli e ka ngrohur gjithë vendin, por një ndryshim i papritur erdhi gjatë ditës së djeshme. Sylë Tahirsylaj tregon pse u shkaktua ky ndryshim i motit, megjithatë e quan normale pasi jemi në stinën e dimrit. Thotë se edhe muaji mars nuk do të jetë stabil sa i përket ndërrimit të temperaturave.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat kanë dalë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë veti të ndryshme fizike, gjatë rrugëtimit të vet ndryshojnë karakteristikat nga vendet ku krijohen. Këto masa ajrore shkaktojnë ulje të temperaturave në vendin tonë pavarësisht nga stina e vitit”, tha Tahirsylaj.

Temperaturat e ulëta si këto të sotmet pritet të jenë deri ditën e mërkurë.

“Prandaj, ka pas një ulje të temperaturave krahasuar me javën që e lamë pas. Sot ka qenë -10 gradë celsius, këto masa kanë gjatë ditës së sotme, nesër e pasnesër deri të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë të qëndrueshme por jo në nivelin ekstrem”, tha Tahirsylaj.

Profesori Tahirsylaj tha se edhe muaji mars do të jetë stabil.

“Temperaturat, -5, -8, të lartat 2 gradë, nga e mërkura do të ketë ngritje enorme të temperaturave maksimale të cilat do të jenë deri në fund të javës. Bora e cila ka rënë është normale, jemi në stinën e dimrit. As muaji mars nuk është stabil”, përfundoi Tahirsylaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat