Deputetja e VV-së: E tronditur nga aksidenti tragjik

Kosova

Deputetja e VV-së: E tronditur nga aksidenti tragjik

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Pamje nga aksidenti

Sot në një aksident tragjik në rrugën Prizren-Zhur, kanë humbur jetën tre persona.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona të familjes Sopa nga Zhuri, babai dhe dy djemtë e tij.

Për këtë ngjarje ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, e cila u ka shprehur ngushëllime familjarëve, përcjell Bota sot.

Millaku ka thënë se aksidenti që ndodhi sot, e ka tronditur rëndë.

“Aksidenti që ndodhi sot na tronditi të gjithëve, lajmi për vdekjen e tre antarëve të familjes Ramiz, Behar e Lumbardh Sopa është shumë i rëndë. Familjarëve i shprehim ngushëllime.”, ka shkruar Millaku në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat