Ahmeti kritikon Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk paralajmëroj ndryshimet kimatike

Kosova

Ahmeti kritikon Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk paralajmëroj ndryshimet kimatike

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Tahir Ahmeti

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti ka kritikuar Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës pasi që nuk kanë njoftuar për ndryshime klimatike.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, neni 1.6 e thotë qartë se ku institut duhet të bëjë paralajmërimin hidrometeorologjik me dhënien e informatave dhe të dhënave në lidhje me rreziqet e mundshme hidrometeorologjike që mund të ndikojë ose të shkaktojë dëme në njerëz, prona dhe në mjedis”.

Postimi i plotë:

Edhe pse gjatë gjatë mbrëmjes kishim erëra të forta në rajonin e Prishtinës, Drenasit dhe në rajonin e rrafshit të Dukagjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por njëkohësisht duke u rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të vendit, nuk kishte asnjë paralajmërim nga instituti hidrometeorologjik i Kosovës për këto ndryshime klimatike.

Bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, neni 1.6 e thotë qartë se ku institut duhet të bejë paralajmërimin hidrometeorologjik me dhënien e informatave dhe të dhënave në lidhje me rreziqet e mundshme hidrometeorologjike që mund të ndikojë ose të shkaktojë dëme në njerëz, prona dhe në mjedis.

Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre është primare, ndërsa institucionet relevante duhet që të jenë në dijeni për përgjegjësitë ligjore që i kan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat