Kryeziu: Pjesëmarrja në qeveri më shumë po duket etje për pushtet, se sa reflektim për pjesëmarrje në përgjegjësi

Kosova

Kryeziu: Pjesëmarrja në qeveri më shumë po duket etje për pushtet, se sa reflektim për pjesëmarrje në përgjegjësi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 20:57
Shefi ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu

Shefi ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se pjesëmarrja në qeveri, më tepër po duket të jetë etje për pjesëmarrje në pushtet, se sa refleksion për pjesëmarrje në përgjegjësi.

Kryeziu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se procesin e negociatave me Serbinë nuk e bëjnë më legjitim as qeveria gjithëpërfshirëse, e as zgjedhjet e reja.

“Pjesëmarrja në qeveri, më tepër po duket të jetë etje për pjesëmarrje në pushtet, se sa refleksion për pjesëmarrje në përgjegjësi. Procesin e negociatave, se bëjnë më legjitim, as qeveria gjithëpërfshirëse, e as zgjedhjet e reja. Por, paltforma e unifikuar, dhe e udhëhequr nga një grup i unitetit, i formuar nga të gjitha forcat politike, dhe i legjitimuar në mënyrë institucionale”, ka shkruar ai.

Ka shkruar se për qytetarët më e rëndësishme është se kush ka marrë përgjegjësi sesa kush është në krye të qeverisë.

“Fundja, për neve si qytetar, s’do jetë e interesit kush ishte në qeveri, por kush mori përgjegjēsi, dhe cili ishte kontributi”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat