Qendrat e Mjekësisë Familjare të ngarkuara me pacientë të sëmurë nga gripi

Kosova

Qendrat e Mjekësisë Familjare të ngarkuara me pacientë të sëmurë nga gripi

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Qendrat e Mjekësisë Familjare janë të ngarkuara nga numri i madh i pacientëve.

Personat që më së shumti i vizitojnë këto qendra, ankohen se vuajnë nga gripi.

Sipas mjekut familjar Abdyl Retkoceri kjo javë ka pasur fluks të madh për kontroll mjekësore.

Situatë e ngjashme është edhe në Urgjencën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Mjekët thonë se kanë numër enorm të pacientëve me gripozë por që deri më tani në këtë rajon nuk ka pasur raste të evidentuara me virusin AH1N1.

Derisa infektologu Ilir Tolaj sqaron format e gripit në vite.

“Gripi ka përjetuar një ndryshim të tillë dhe rrjedhimisht me këtë manifestimet klinike janë më të shprehura. Përfshirja e popullsisë është më e madhe”, tha ai.

Ai bën thirrje që të sëmurët klinik të vaksinohen me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat