Bytyqi: Korpusi i Paqes po jep rezultate të mira për nxënësi tanë

Kosova

Bytyqi: Korpusi i Paqes po jep rezultate të mira për nxënësi tanë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Bytyqi: Korpusi i Paqes po jep rezultate të mira për nxënësi tanë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim drejtoren e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, me të cilën bisedoi për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës.

Ai me këtë rast falënderoi Grant për kontributin që po japin vullnetarët e Korpusit të Paqes në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit tanë dhe tha se ky angazhim ka dhënë vazhdimisht rezultate të mira.

“Në këtë takim biseduam edhe për mundësinë e shtrirjes së programit edhe në komuna, të cilat nuk janë të përfshira aktualisht në këtë program. Në këtë drejtim, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që programi të ketë sa më shumë sukses në ngritjen e cilësisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze”, shkruan Bytyqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat