Moti për dy ditët e ardhshme

Kosova

Moti për dy ditët e ardhshme

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:43
Ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore.

Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtur vlerat e normales.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat